Katër të arrestuarit me ‘Toyota Yaris’ mbeten në burg, çështja kalon te Krimet e Rënda

Jun 28, 2018 | 15:20
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ Kanë mbetur në burg katër të arrestuarit e Toyotes me 3.4 milione euro, bllokuar ne Portin e Durresit, nderkohe qe jane zbuluar edhe rolet qe kishin secili prej tyre brenda grupit, qe akuza e cileson si grup kriminal, ndërsa çështja ka kaluar tek Krimet e Rënda.

Para gjykates dolen sot: Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

Po ashtu arrest me burg në mungesë pritet të kërkohet edhe për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim si porositës, Alfred dhe Elvis Vladi, 33 e 38 vjeç.

durres-eurot-gjykate

Sipas Prokurorise, secili prej tyre ka rolin e vet specifik në këtë grup kriminal. Elvis Vladi ka gjetur mjetet me qëllim transportin e parave, Lika dhe Cani siguruan transportin e mjeteve, Alfred Vladi do priste mjetet kur të vinin në port, nderkohe qe Mollaymeri do zhdoganonte mjetet.

Mesohet se grupi ka bërë edhe dy rrugë të tjera më parë dhe ka dyshime se në dy rrugët e mëparshme kanë kaluar para.

Administratori i kompanisë që i solli makinat, Edi Lika ka deklaruar se makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë. Ai ka treguar edhe se ku janë ngarkuar.

“7 makinat ‘Toyota’ janë ngarkuar në Bruksel, Alfa Romeo në Liezh dhe Opeli në Ashen në Gjermani. Makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë”, ka thënë Edi Lika.

Në dëshminë e zbardhur, Agim Ceka shprehet se prej një muaji punonte si shofer te kompania e administruar nga Edi Lika, ndërsa ka bërë tre rrugë në Belgjikë.

“Në datë 12.06.2018 më mori në telefon Edi Lika dhe më tha të merrja kamionin, pasi do të shkojmë për të marrë disa makina në Belgjikë. Në datë 13 qershor jemi nisur nga Tirana dhe kemi kaluar nga Hani i Hotit, duke kaluar nga Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania dhe me destinacion Belgjikën në Sherlo kemi mbërritur në 16 qershor, ku kishim qenë edhe më parë. Elvis Vladi ngarkoi makinat Toyota. Në kthim na mori në telefon Edi Lika, që tha se nuk duhet të kalonin nga Ancona, por nga Bari. Personi që priste makinat në Durrës e ka emrin Fredi (Alfred Vladi), djali i xhaxhait të Elvisit”, është shprehur Agim Ceka.

9999f3b8-ff7e-4c50-8a08-42feee7e2a1d

***

Të dielën, Policia arrestoi 4 persona në lidhje me ngarkesën e makinave, ku u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Të arrestuarit janë: Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

toyota 4 toyota 1 toyota 3

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në automjetin tip “Bizark”, të drejtuar nga shtetasi Agim Çeka dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklaruara.

toyota 2

Dyshimet se 3 milionë e 366 mijë euro vijnë nga droga kanë shtuar diskutimet në organin e akuzës që dosja e Durrësit të përcillet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por, sipas burimeve, nuk ka ende një vendim, për sa kohë nuk ka ende bindje se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal e për sa kohë veprat për të cilat është regjistruar hetimi fillestar, është pastrim parash që vijnë nga veprimtaria kriminale, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje, çështja mund të qëndrojë në Prokurorinë e Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura