Katër shqiptarë infektohen me koronavirus në Greqi, shënohet viktima e parë

Mar 12, 2020 | 14:08
SHPËRNDAJE

Katër shqiptarë nga Saranda rezultojnë të prekur me koronavirus në Greqi raporton News 24, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 99.

koronavirus

Mediat greke raportojnë se një 66-vjeçar, me profesion ka ndërruar jetë, duke shënuar kështu viktimën e parë nga koronavirusi në shtetin fqinj. Viktima raportohet se vuante edhe nga sëmundjet e zemës.

“Vdekja e parë e koronavirusit të ri SARS-CoV-2 njoftohet në vendin tonë. Ai është një qytetar grek 66-vjeçar me sëmundje të mëparshme.

Ai u pranua në spitalin e Patras më 2 mars 2020 dhe rezultoi pozitiv ndaj koronavorusit në 6 Mars 2020.

Në mëngjesin e 10 marsit, pacienti pësoi një përkeqësim të ndjeshëm, i cili i nxori jashtë funksionit shumicën e organeve.

Ndërsa sot, në 12 Mars 2020 në 03:15 ndërroi jetë”- njofton Ministria e Shëndetësë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura