Kapja e sasisë rekord të kokainës, Gjykata e Posaçme dënon Arbër Çekajn dhe bashkëpunëtorët me gjysmë shekulli burg

Sep 15, 2020 | 18:41
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin e dënimit për Arbër Çekajn, në kamionin në pronësi të kompanisë së tij u kap sasia rekord prej 613 kg kokainë.

CEKAJ-IN-COURTÇekaj, pronar i kompanisë së importit të bananeve, “Arbi Garden”, është dënuar me 21 vite burg, por që do të kryejë 14 vite.

Avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha se i kishte kërkuar gjykatës që vendimi të bëhej me praninë e mediave.

Ai tha se nuk është pranuar asnjë kërkesë nga ana e gjykatës, ndërsa shtoi se gjyqtarja ka aplikuar për në Gjykatën e Apelit dhe se vendimet e këtyre gjyqtarëve bazohen mbi vendimet në dëm të të tjerëve.

“Gjykata ishte e pozicionuar që në fillim të procesit”, tha avokati.

Si Çekaj, ashtu edhe të dënuarit e tjerë kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Donaldo Lushaj është dënuar me 16 vite burg, por do të vuajë në qeli 10 vite e 8 muaj, ndërsa shoferi Armando Pezaku, u dënua me 13 vite burg, ndërsa do të vuajë 8 vite e 8 muaj.

Të gjithë ata do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Avokatët paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit kundër Krimit të Organizuar.

Sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri, u sekuestrua në shkurt të vitit 2018, ndërsa kishte mbërritur me kontejner nga Amerika Latine.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura