Kapet 24-vjeçarja që ishte në kërkim, policia jep detajet: Krijoi skemë mashtruese për…

Jul 9, 2020 | 12:33
SHPËRNDAJE

Pas disa kohesh ne kerkim, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçare.policia tirane

Mesohet se vajza e re ishte me mase sigurie “arrest me burg” ne mungese per disa vepra penale, mes te cilave edhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”,

“Ndalohet shtetasja D. S., 24 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, njofton policia.

NJOFTIMI 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja:

•D. S., 24 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura