Gjykata vendosi ekstradimin/ Izet Haxhia vetëdorëzohet në Policinë turke: Dua të kthehem, por…

Apr 24, 2018 | 13:00
SHPËRNDAJE

“Meqe nuk erdhen të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke”.

Me këtë status të shkurtër në rrjetet sociale, Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i aluzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, lajmëron se është vetëdorëzuar në policinë turke, me qëllim ekstradimin më pas drejt Shqipërisë, sic vendosi gjykata turke pak muaj më parë.

izet

Përmes një lidhje telefonike për ‘News24’ Haxhia tha se ishte në polici, ku autoritetet po flisnin me Ankaranë, pasi ai nuk rezultonte në lisën e të kërkuarve.

“Jam në polici tani, po flasin me Ankaranë këta këtu se nuk dal në listën e të kërkuarve, unë ju them që dua të kthehem në Atdhe se jam në kërkim nga Interpoli”, tha Haxhia.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon.

Ish-truproja i Sali Berishës jeton prej vitesh në Turqi, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura