Iu bë atentat në makinën e prokurorit Ndoja, “Rrumi” transferohet me ambulancë drejt…

Nov 18, 2019 | 18:41
SHPËRNDAJE

Aleksandër Laho ka lënë dyert e Spitalit të Durrësit, 18 ditë pas atentatit në zonën Shkozetit në Durrës, ku gjeti vdekjen 24 vjeçari Andi Maloku.

Pëllumb Muharremi (Rrumi)
Pëllumb Muharremi (Rrumi)

I njohur ndryshe edhe si Rrumi, është shoqëruar drejt banesës nga një autoambulancë.

Ai mori një plumb në nofull gjatë atentatit ndaj makinës ku ndodhej, ku në vendin e parë të saj ndodhej edhe prokurori Arian Ndoja. Nga ngjarja që shkaktoi jehonë të gjerë në media, mbeti i plagosur edhe prokurori, por pa pasoja për jetën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura