Koronavirusi i merr jetën deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino

Mar 29, 2021 | 7:51
SHPËRNDAJE

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 58-vjeçare deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. 

bashkim fino

Mesohet se Fino është ndarë nga jeta sot rreth ores 04.00 te mengjesit, ndërsa prej disa kohësh po luftonte me virusin.

Në një postim në rrjetet sociale, zv/ kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto me Finon shkruan: “Tani je ne qiell shoku im”.

Bashkim Fino ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

KUSH ESHTE BASHKIM FINO

Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/