EMRI/ Ishte i shpallur në kërkim, kush është 46-vjeçari që u prangos sot. Pse ishte dënuar

Jan 18, 2020 | 12:08
SHPËRNDAJE

Arrestohet nga policia nje person qe ishte i shpallur ne kerkim, i denuar me 8 vite burg.1558423310_policiashkoder

Policia ben me dije se ne pranga eshte vene shtetasi Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat.

‘Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

INFORMACIONI NGA POLICIA

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i denuar me 8 vite burg.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura