Ish-ministri: Visho Ajazi ia la dorëheqjen në tavolinë para 6 muajsh, por Rama…

Oct 31, 2017 | 10:22
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka bere nje deklarate te forte sot ne studion e Opinion kur tha se ish kreu i SHISH, qe u dorehoq sot, Visho Ajazi ia la dorëheqjen në tavolinë para 6 muajsh kryeministrit, por Rama i kishte kerkuar te rrinte ne detyre deri ne momentin qe do i kerkohej.

“Gjashte muaj më parë Visho Ajazi i ka kërkuar dorëheqjen Ramës. Ia ka lënë në tavolinë. Vishos i është kërkuar të rrijë në detyrë. Para 6 muajsh e ka lene doreheqjen ne tavoline dhe i ishte kërkuar të rrijë në detyre deri në ate cast që do i duhej. Mesa duket Ramës tani i duhej për të tërhequr vemendjen nga ceshtja “Tahiri””, tha Manjani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura