Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut shpallet fajtor. Ja sa vite burg u dënua

Sep 29, 2020 | 12:50
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat” dhe është dënuar me një vit e gjysmë burg.

gruevski

Ndërsa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën penale.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski dhe Igor Boshkovski, raporton Alsat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura