IKMT njofton përfundimin e aksionit, shemben 33 ndërtesat tek “Astiri”

SHPËRNDAJE

Aksioni i nisur që prej orëve të para të këtij mëngjesi për shembjen e 33 objekteve në zonën e Astirit në Tiranë, ka përfunduar.

Në një njoftim të bërë publik në faqen e Facebook, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë me dije se pak minuta më parë është shembur dhe objekti i 33 në këtë zonë.

“Perfundon aksionin tek “Astir”. Vetem pak momente me pare, mjetet e IKMT kane prishur edhe objektin e 33 ne zonen e “Astirit”. Nga operacioni qe filloi mengjesin e sotem, u prishen 15 objekte nje kateshe, 11 objekte 2 kateshe, 6 objekte 3 kateshe dhe 1 objekt kater katesh”, ka njoftuar IKMT.

shembja7

Ky aksion është shoqëruar me tensione, ndërsa banorët kanë protestuar dhe janë përplasur me forcat e policisë për të mbrojtur banesat e tyre duke mos pranuar shembjen.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa është raportuar edhe për të lënduar.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se gjatë aksionit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

“Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.