I vihet flaka makinës së efektivit të policisë, detajet e para

May 14, 2022 | 8:30
SHPËRNDAJE

Makinës së një efektivi policie në Komisariatin e Shkodrës i është vënë flaka gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.

policia-shkoder-1

Burimet nga policia bënë me dije se makina e djegur pjesërisht është në pronësi të policit me inicialet S. K., 54 vjeç.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shkodër

Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura