I sekuestruan llogaritë bankare, ja kush është biznesmeni nga Tirana dhe akuzat që rëndojnë mbi të (EMRI)

May 28, 2020 | 16:11
SHPËRNDAJE

Pas lajmit se një biznesmeni në Tiranë i është bllokuar një shumë e madhe parash, ka reaguar edhe policia.

dollare

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal per biznesmenin me inicialet A.G, pasi akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Policia ka konfirmuar se sekuestrimi i 400 mijë dollarëve është bërë pas tentativës së bërë nga biznesmeni për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.

Njoftimi i Policise Tiranë:

Vendoset sekuestro preventive për një llogari banke në shumën 400 mijë dollarë.

Sekuestroja preventive ndaj një llogarie bankare të administratorit të në një shoqërie SHPK, pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” .

Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura