I riu kapet në flagrancë brenda lokalit te “Astiri”, qytetarët kishin sinjalizuar policinë. Dalin detajet, ja çfarë ndodhte atje

Oct 28, 2019 | 12:55
SHPËRNDAJE

Nje i ri kapet ne flagrance brenda nje lokali ne zonen e Astirit ne Tirane, i dyshuar per shperndarje te kokaines tek klientet. Polciia ben me dije se ka arrestuar shtetasin A. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

kokaina

“Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal”, njofton policia, duke shtuar se kapja e tij u be në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

NJOFTIMI 

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 finalizohet operacioni policor i koduar “Astiri”.

Në pranga 32-vjeçari, i cili iu shpërndante klientëve në një lokal, në zonën e Astirit lëndë narkotike kokainë, në formë dozash.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, arrestoi në kuadër të operacionit policor të koduar “Astiri”, shtetasin:

A. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
dy shishe me përzierës lënde narkotike;
peshore elektronike;
dy aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura