I nguli thikën në zemër pas konfliktit për rrugën e makinës, identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes së 34-vjeçarit, në Durrës (EMRI)

Sep 19, 2020 | 16:33
SHPËRNDAJE

Arbër Koti është autori i vrasjes së Idajet Dullës në zonën e Plepave në Durrës, i cili është arrestuar nga shërbimet e policisë.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

“Panorama” ka mësuar se Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

Pas konfliktit Arbër Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Më pas viktima është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura