I nguli thikën në zemër 34-vjeçarit, autori i vrasjes në Durrës është djali ish-drejtorit të… (EMRAT)

Sep 19, 2020 | 22:17
SHPËRNDAJE

Arbër Kota, autori i vrasjes me thikë të 34-vjeçarit, Idajet Dulla në zonën e Plepave, në Durrës është djali ish-Drejtorit të burgut të këtij qyteti, Astrit Kota.

pjimage (15)

“Panorama” ka mësuar se Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

Pas konfliktit Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Dulla u gjet pa shenja jete nga gruaja e tij. Viktima u transportua në morgun e spitalit të Durrësit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura