I moshuari gjendet i varur në banesën e tij në Kavajë. Çfarë thotë policia

Sep 16, 2020 | 10:15
SHPËRNDAJE

policiaTiraneNjë i moshuar 84-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50 tek rruga e “Ferrave”, në Kavajë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.09.2020, rreth orës  09:50, në lagjen Nr.5, tek rruga e “Ferrave”, Kavajë, në banesë, është gjetur pa shenja jete, i vetëvarur, shtetasi Sh.S., 84 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura