I kujtoi shtëpitë, Presidenca i përgjigjet Ramës: Meta ka vetëm një, pyeteni sa ka …

Feb 28, 2020 | 12:15
SHPËRNDAJE

Presidenca ka reaguar menjëherë në përgjigje të deklaratës së bëre nga kryeministri Rama, teksa u pyet për manifestimin e thërritur nga kreu i Shtetit.

Tedi-BlushiIlir-Meta

“Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit”- tha kete paradite kryeministri Rama.

Kesaj deklarate i eshte pergjigjur flake per flake zedhenesi i presidentit Meta, tedi Blushi, i cili ka theksuar se “Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë”, e duke i bere edhe nje pyetje.

Postimi i Tedi Blushit

Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë.

Deklarata e bere nga Rama 

Rama tha se Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lidhur me manifestimin e datës 2 mars, presidenti akuzon se ndaj presidencës e vendit po bëhet grusht shteti, ju a keni një koment për këtë?

RAMA: Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në cadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve.

Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve cështjen e presidentit, është luks i madh për mua te merrem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura