I jep fund jetës 40-vjeçarja në Tiranë, familjarët e gjejnë të varur

Dec 5, 2017 | 15:24
SHPËRNDAJE

Nje grua eshte gjetur e pajete ne banesen e saj nga familjaret kete te marte ne Tiranë.

Policia ben me dije se sot rreth orës 11:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kombinat, në Sharrë, një shtetase dyshohet se është vetvarur.

Policia-shqiptare_0

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:

Shtetasja L.L., 40 vjeçe, dyshohet se është  vetëvarur në banesën e saj.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, e cila sipas deklarimeve të familjareve vuante nga depresioni.

Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura