I doli video duke thithur kokainë, reagon kryebashkiaku i Bulqizës: Është videomontazh. Jam këtu për të punuar. Krenar për..

Jan 22, 2020 | 18:35
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla e konsideron montazh videon e publikuar ndaj tij, ku ai shihet duke konsumuar kokainë.

lefter alla kokaine

Kryebashkiaku e konsideron videon shantazh të Partisë Demokratike, ndërsa shton se rasti është i ngjashëm me atë të “Babales”.

Reagimi i plotë:  

Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale.

Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike.

Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!

Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.

Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh.

Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP.

Artan Hoxha publikon videon: Kryebashkiaku i Bulqizës filmohet duke thithur kokainë në ambient publik

PD reagon pas videos së kryebashkiakut të Bulqizës duke pirë kokainë: Provon degradimin e PS në një bandë trafikantësh

 

 

kryebashkiaku kryebashkiaku 5 kryebashkiaku 3 kryebashkiaku 2 kryebashkiaku 1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura