I dha lekë të riut që të siguronte vota në zgjedhjet e 25 prillit, nis hetimi për shtetasin turk (EMRAT)

Apr 21, 2021 | 9:32
SHPËRNDAJE

Dy persona po hetohen pasi sipas policisë akuzohen për krime zgjedhore. Policia e Vlorës thotë se një shtetas turk i ka dhënë një të riu vlonjat shuma parash për të siguruar vota për disa emra kandidatësh.

para
Foto ilustruese

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se shtetasi turk Abdulgafur Balikci i ka dhënë disa herë lekë shtetasit shqiptar Jorisild Mucaj.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura