EMRAT/ “I dënuar për vrasjen e një polici”, OFL ‘ultimatum’ të ‘fortëve’ të Lazaratit dhe Tepelenës

Aug 7, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

ofl-pa-syze-e1594893196639

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ‘ultimatumin’ për deklarimin e pasurive pesë të ‘fortëve’ të Lazaratit dhe Tepelenës.

OFL bën më dije se i është kërkuar justifikimi i burimeve të pasurisë shtetasit: “Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, dënuar për veprën penale “Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit” kryer në bashkëpunim”

Po ashtu edhe shtetasve: “Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, dënuar  për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”;
Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Rimel Shehu, me banim në Tepelene, dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët”.
Sipas OFL “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.
Njoftimi i plotë i OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  • Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, dënuar për veprën penale “Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit” kryer në bashkëpunim
  • Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  • Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  • Rimel Shehu, me banim në Tepelene, dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura