I dehur në timon, shoferit i vënë prangat. Në makinë me shtetas të huaj, u kishte marrë nga 500 euro për …

Nov 11, 2019 | 10:40
SHPËRNDAJE

Dy persona jane vene ne pranga, me akuzen e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia e Korçës, foto ilustruese
Policia e Korçës, foto ilustruese

Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasit M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapen duke transportuar me makine shtetas te huaj, te cileve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

NJOFTIMI 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udënishti” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera.

Kapen duke transportuar 15 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku janë goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

• P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë ndjekjes dhe kontrolleve që shërbimet e Policisë kanë ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, shtetasi M.M., u kap duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 12 shtetas të huaj dhe shtetasi P.Gj., u kap duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 3 shtetas të huaj, i cili pas kryerjes të testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Dy shtetasit e lartpërmendur, iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” në ngarkim të shtetasit P.Gj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura