Rritet numri i viktimave/ Humbin jetën dy paciente në Infektiv, ministria jep detajet

Jul 8, 2020 | 10:33
SHPËRNDAJE

Rritet numri i personave qe kane humbur jeten si pasoje e koronavirusit. Ministria e Shendetesie ka bere me dije sot se dy paciente qe po trajtoheshin ne Infetkiv kane hunbur jeten.

“Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19. Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”-tha sot MSh gjate deklarates per mediat lidhur me situaten e koronavirusit ne vend.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)
Testime totale 30696
Testime molekulare 26686
Testime serologjike 4010
Raste pozitive 3106
Raste të shëruara 1791
Raste Aktive 1232
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura