Një 38-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi mjeti tip motoçikletë, me të cilin ishte duke udhëtuar ka përfunduar jashtë rruge.
Referuar informacionit paraprak te policise, behet e ditur se viktima eshte shtetasi me iniciale Xh.N., 38 vjeç , banues në Rubik.
Mirditë/Informacion paraprak
Sot,rreth orës 19:00, Rubik, Mirditë, drejtuesi i motoçikletës shtetasi Xh.N., 38 vjeç , banues në Rubik , ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al