Humbi kontrollin e makinës kur po kthehej nga puna, ndërron jetë 64-vjeçari (EMRI)

Jun 28, 2020 | 21:12
SHPËRNDAJE

Gjergj Smaçi, i cili u plagos pasditen e djeshme, pasi u aksidentua me makinë në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ka ndërruar jetë.

ambulanca-770x439_c

64-vjeçari nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumes, në Tiranë.

Smaçi ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip ‘Ford’, kur ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.

“Panorama” ka mësuar se në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna.

LEXO EDHE:

Aksident në superstradën Lezhë- Shkodër/ Dërgohet me urgjencë drejtë Spitalit të Traumës një person

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura