Humb jetën një tjetër pushues në Ksamil, fieraku pëson atak në zemër

Jul 26, 2017 | 23:28
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jeten diten e sotme ne Ksamil, teksa kishte shkuar me familjen per te pushuar.

Beautiful Ksamil beach in Albania.

Sipas policise, kryefamiljari me inicialet A. T., 45 vjeç, është ndjerë keq dhe ka nderruar jete rruges kur familjaret po e dergonin ne spital.

Nga informacionet paraprake, mësohet se A. T., ka humbur jetën jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Informacioni i Policisë:

Më datë 26.07.2017, në Ksamil, në një banesë-plazhi, është sëmurur dhe ka vdekur duke u transportuar për në spital i shoqëruar nga familjarët, shtetasi A.T, vjeç 45, banues në Patos Fier. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura