Humb jetën një tjetër pacient tek Infektivi, Ministria e Shëndetësisë jep detajet dhe apelon qytetarët

Jun 28, 2020 | 16:38
SHPËRNDAJE

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 56 numrin e personave që kanë humbur betejën me COVID-19, në Shqipëri.

Infektivi-pacientët-koronavusi-8

Ministria e Shëndetësisë se viktima është një 70-vjeçar, nga Shkodra që ishte shtruar prej disa ditësh në spital dhe po trajtohej në terapi intensive.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura