Helmoi vjehrrën, ja me sa vite burg u dënua nusja. Rrëfimi te hoxha që zbuloi krimin. Ç’tha pas vendimit

Nov 12, 2019 | 11:19
SHPËRNDAJE

Gjykata për Krime të Rënda dënoi sot me 32 vite burg Marjana Cmeten, nusen qe helmoi vjehrren e saj.

nusja-cmeta-lami

Gjatë seancës së sotme, Marjana Cmeta iu drejtua trupit gjykues, duke mohuar akuzën. Ajo ka deklaruar se eshte e pafajshme përballe vetes dhe Zotit. Më herët, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Cmetës me 35 vite burg.

HETIMET

Referuar kërkesës për gjykim, në banesën e viktimës, në dhomën e gjumit të Lamit, është konstatuar perdja e dritares së bashku me shkopin e saj prej druri, të rënë nga njëri krah në dysheme, në fundin e dhomës ndodhej një bidon uji 10 litërsh dhe një shishe plastike, si dhe njëri nga sirtarët është gjetur i dëmtuar.

Gjatë momentit që ndodhi ngjarja, në banesë kanë qenë vetëm viktima dhe nusja e saj, autorja Marjana Cmeta, e cila në dëshminë e dhënë fillimisht para hetuesve nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është ngritur, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj. Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e viktimës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kafshimit, apo dërrmishje. Shenja këto, që tregonin për një përleshje të Lirije Lamit me personin që e kishte vrarë.

Rrëfimi te hoxha

U desh rreth 1 vit nga shënimi i procedimit penal për vdekjen, që të zbardhej vrasja në familje dhe kjo u bë e mundur nga një regjistrim i bërë nga hoxha Hysen Shehu. Ky i fundit, gjatë kohës që Marjana Cmeta ka rrëfyer krimin e ka regjistruar, por nuk ka bërë denoncim, duke konsumuar kështu veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

“Provohet tej çdo dyshimi se shtetasja Marjana Cmeta në datën 30 prill 2017, gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj së bashku me vjehrrën, viktimën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash në të cilën kishte hedhur një tabletë fostoksinë dhe se këtë helm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër dhe për ta bërë që të dukej si vetëhelmim. Më pas, duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, ajo ka kryer dhe veprime fizike, duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës, e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Më pas, ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital, duke e paraqitur si të vetëhelmuar. Edhe në deklarimet e para, kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer krimin, duke dhënë alibinë se viktima gjatë kohës që ka qenë në banesë, ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar, e ka parë shtrirë në gjendje të rëndë, ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital”, shkruhet në kërkesën për gjykim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura