Greqia konfirmon rastin e parë me koronavirus. Një grua 38-vjeçare

Feb 26, 2020 | 12:19
SHPËRNDAJE

Koronavirusi edhe me prane nesh. Greqia ka konfirmuar rastin e pare te virusit te frikshem. virus

Mediat greke shkruajne se ministria e Shendetesise ka njoftuar zyrtarisht per rastin e pare me koronavirus ne vend, ne Selanik.

Eshte nje gruaja 38-vjeçare, e cila kishte udhëtuar nga veriu i Italisë, tha një përfaqësues i ministrisë së shëndetësisë.

Sipas drejtuesit të Ekipit të Sëmundjeve Infektive, gruaja është në gjendje të mirë në një dhomë të posaçme ne spital dhe po merr trajtimin antiviral, nderkohe qe te afermit e saj jane vene ne izolim.

Ai tha se nuk ka vend per panik, se jane marre te gjitha masat e nevojshme për të trajtuar situaten.

Zyrtaret u bejne apel te gjithe atyre qe vijne nga vende dhe rajone me raste të rritura të koronavirusit t’i përmbahen rregullave të nevojshme të higjienës personale dhe të informojnë mjekun e tyre dhe institucionet per te kerkuar ndihme ne rast simptomash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura