Grabitja e bankës në Durrës, policia jep të dhënat e para. FNSH dhe ‘Shqiponjat’ blindojnë qytetin. Autori dyshohet se…

Feb 8, 2020 | 15:20
SHPËRNDAJE

Policia Durres 2_15

Një person i maskuar ka grabitur ditën e sotme filialin e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Durrësit, pranë stacionit të trenit.

Burimet thanë se dyshimet paraprake janë që autori ende i paidentifikuar, i cili ka qenë edhe i pajisur me armë, të ketë grabitur një shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Sakaq, mbetet për t’u sqaruar përse punonjësi i pikës së kredive lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes.

Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura