Çfarë ndodhi në biznesin në Tiranë? Policia rrethoi zonën me shirit, pasi hapi kamerat dhe kreu verifikimet rezultoi se…(Video)

Jun 25, 2022 | 11:47
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës e ka mohuar që një farmaci në zonën e Xhamllikut është grabitur mëngjesin e sotëm, siç u raportua fillimisht nga dëshmitarë që thanë se ishin marrë disa para nën kërcënimin e armës. Në një njoftim për mediat, policia thotë se sot, ka marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).

“Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë”, thuhet në njoftim.

Policia mbërriti në vendin ku u raportua se kishte ndodhur grabitja dhe rrethoi zonën me shiritin e verdhë, siç shihet në fotot.

farmacia grabitje

 

Njoftimi nga Policia Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

farmacia grabitj xhammllikje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura