Grabitet filiali i një pike dhëniesh kredie në Tiranë, autori i armatosur kërcënoi punonjëset

Jan 23, 2021 | 14:15
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranes

Është grabitur mesditën e sotme filiali i një institucioni financiar privat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në filialin e ‘Kredo.al’, në zonën e ‘Brrylit’.

Raportohet se autori ka qenë një, dhe ka kërcënuar me armë punonjëset e filialit.

Pasi ka marrë paratë, autori raportohet se është larguar në këmbë.

Nuk dihet ende shuma e grabitur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Blutë bënë me dije në njoftimin paraprak se në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura