Emrat/ Goditet me kaçavidë, i riu në gjendje të rëndë. Arrestohet autori

Sep 6, 2018 | 19:34
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar është plagosur rëndë me kaçavidë në Pogradec këtë të enjte. Autori, Bardhyl Capo 60 vjeç është ndaluar nga policia. Konflikti që degjeneroi në plagosjen e Ilir K., sipas burimeve zyrtare nga policia lokale, ka lindur për motive të dobëta.

arrestim

Ngjarja

Sipas Policisë: Në lagjen nr 2 Pogradec, në një lokal pranë ish-Poliklinikës, shtetasi Bardhyl Capo banues në fshatin Gështenjas, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin I.K. 29 vjeç banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe mjeti me të cilin dyshohet se plagosi 29-vjeçarin. Ky i fundit është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bardhyl Capo, i cili është person me precedentë të mëparshëm penalë, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku po kryhen edhe veprimet e mëtejshme proceduriale.

Materialet hetimore të rastit do ti referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, njoftoi Policia.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura