Saimir Tahiri shpëton nga burgu. Njihuni me vendimin e gjykatës që e dënoi për shpërdorim detyre

Sep 19, 2019 | 21:55
SHPËRNDAJE

Gjykata për Krime të Rënda dënon me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Ai është shpallur fajtor vetëm për shpërdorim detyre.

4a3cf4bf-43a1-4827-b435-0e14b2e6161b

Gjykata ka ndryshuar veprën penale, duke rrëzuar tri akuzat e prokurorisë dhe duke e dënuar atë vetëm për shpërdorim detyre.

Gjykata pezulloi dënimin me burg të Tahirit dhe e kaloi në 3 vite shërbim prove, duke e shpëtuar atë nga burgu.

Gjithashtu, Tahiri nuk duhet të kryej poste publike për tre vite.

Tahiri u dënua me 5 vite burg në total por për shkak të procesit të shkurtuar, atij iu ul masa e dënimit

Sipas Gjykatës, duke iu referuar akteve, e vetmja akuzë që i provohet Tahirit është shpërdorimi i detyrës, në kushtet kur nuk janë marrë masa për parandalimin e kanabizimit dhe përfshirjen e punonjës të policisë në këtë veprimtari.

Edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela janë rrëzuar tri akuzat. Edhe ai është dënuar vetëm për shpërdorim detyre me 3.4 vite burg, por ndryshe nga Tahiri, atij nuk i është konvertuar në shërbim prove.

Me vendimin e marrë pas 6 orësh pritje, tre gjyqtarët Ardit Mustafaj si relator dhe Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, anëtare të trupës gjykuese.

Gjyqtarët kanë rrëzuar akuzat për trafik të narkotikëve dhe bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre pasi nuk ka vepruar për pengimin e lëndëve narkotike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar 12 vite burg për Tahirin për akuza që nuk lidhen me shpërdorimin e detyrës.

75d8bf01-2f5b-45f0-814a-f7afd089d689 50132258-ff47-4777-9bdc-b5f7236ee920 4a3cf4bf-43a1-4827-b435-0e14b2e6161b f688f406-75dc-47bc-99d1-2e8e0be90545

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura