Sekuestrimi i pasaportës së Tahirit, reagon avokati i tij: Vendimi qesharak, por ne…

Dec 12, 2017 | 18:06
SHPËRNDAJE

Qesharak dhe te pabazuar ne ligj e ka quajtur Maks Haxhia, avokati i ish-ministit te Brendshem, Saimir Tahiri vendimin e Krimeve te Renda per te ndaluar klientin e tij te dale jashte Shqiperise.

maks haxhia

Reagimi i avokatit 

Vendimi është mbi të njëjtat gjëra. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhet të iniciojë. Asnjë argument të ri nuk ka përvec atyre pasazheve që kanë dalë.

Kjo është qesharake e kërkesës dhe vendimit. Masa është si kofini pas të vjelit.

Do shkojë Tahiri në prokurori? P

atjetër. Do angazhojmë të gjithë mjetet që na jep ligji për të kundërshtuar këtë vendim qesharak dhe absurd.

Vendimi 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” për Saimir Tahirin.

tahiri me avokatet

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjyaktës masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” për ish ministrin dhe bllokimin e pasaportës së tij.

Kërkesa iu drejtua Gjykatës dhe u pranua nga ana e saj. Tahiri ndodhet ne hetim nga Prokuroria pasi emri i tij eshte permendur ne dosjen e prokurorise italiane ne pergjimet e bandes se Habilajve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura