Vendimi për pafajësinë, dy argumentet kryesore të Gjykatës që çuan në lirimin e Arben Frrokut

Apr 4, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas më shumë se dy vitesh në qeli, Arben Frroku, biznesmeni i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, më 24 shkurt 2013, u shpall dje i pafajshëm.  

Dy argumentet kryesore te Gjykates qe rrezuan krejtesisht pretendimet e akuzes dhe lane te lire Frrokun, ishin; mosvleresimi si prove e thenieve te deshmitarit te mbrojtur dhe fakti se Frroku ne kohen e krimit nuk ka qene ne Tirane. 

Trupi gjykues u shpreh se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur, Arben Ndoka, është e vetmja provë e drejtpërdrejtë që identifikon të pandehurin në vendin e ngjarjes. Por sipas Gjykatës, thëniet e tij nuk konfirmohen nga asnjë provë tjetër në proces.

“Nuk provohet prania e të pandehurit në automjetin nga i cili u qëllua viktima Dritan Lamaj. Identifikimi i tij nga dëshmitari i mbrojtur, Arben Ndoka, është prova e vetme, e paharmonizuar me prova të tjera. Nga tërësia e fakteve dhe provave të sjella në gjykim, nuk provohet që i pandehuri të ketë konsumuar veprat penale për të cilat është sjellë për gjykim”, argumentohej në vendim.

Arben Frroku, i gezuar per vendimin e Gjykates

Në vazhdim, gjyqtari Hallunaj lexoi dispozitivin e vendimit, ku deklaroi të pafajshëm të pandehurin Frroku për akuzën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.
Dje ne oren 17:55, Arben Frroku ka lene qeline e burgut 302 ne Tirane, tashme i lire nga akuzart per vrasje, pasi me heret Gjykata vendosi lirimin e menjehershem te Frrokut, i akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Trupa gjyqesore ka vleresuar se akuzat e Prokurorise nuk provohen e per kete arsye ka urdheruar qe vellai i deputetit te lere qeline. 

Në seancën e shkuar gjyqësore u lexua mbrojtja, përmes së cilës avokatët e Frrokut kërkuan shpalljen e tij të pafajshëm. Frroku vetën në gjyq mësohet se ka kërkuar të bëhet drejtësi: “Jam i pafajshëm!”. [portfolio_slideshow]

Prokuroria ka kerkuar denimin me burgim te perjetshem per Arben Frrokun, duke e cilesuar ate fajtor per vepren penale te vrasjes se Lamajt. 

“Ai ishte i paguar për këtë punë, që shkëputi marrëdhëniet me shërbimin e mbrojtjes, iu vu eksploziv në makinë dhe u fut në mbrojtje, janë vepra penale që i kryen shteti dhe gjykata në dijeni të identitetit bën sikur nuk e di dhe nga mosprania e identitetit të saktë u rrëzuan shumë nga provat tona”- tha avokati. 

Arben Frroku, i akuzuar per vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, i cili eshte lene i lire pasi eshte shpallur i pafajshem.

 ***

Lamaj u ekzekutua me 24 shkurt në 2013. I pandehuri nuk e ka pranuar akuzën dhe ka thene se ate dite nuk ishte ne Tirane, por ne Kapshtice, pasi ishte rruges per ne Greqi.

Për të rrëzuar këtë alibi, gjykata bëri edhe eksperimentin për të vërtetuar se sa orë duhet për të mbërritur në pikën e kalimit kufitar nga shtëpia e Dritan Lamajt.

Per kete vetem pak seanca me pare Gjykata për Krimet e Rënda pranoi si provë eksperimentin hetimor të 25 shkurtit, i kryer në funksion të procesit gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku.

Pjesë e debatit në sallën e gjyqit u bë edhe vetë i pandehuri, i cili kërkoi me ngulm që Gjykata të verifikojë qelizën e tij të telefonit, për të provuar që në momentin e ngjarjes ai ndodhej në Elbasan. “Nëse provohet që s’kam qenë në Tiranë, po në prefekturën e Tiranës, unë e marr përsipër vrasjen”, tha ate seance Frroku. 

Frroku akuzohej për vrasje në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim dhe mbajtje të armëve luftarake. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura