Gjendet pa shenja jetë një person! Mendohet se është emigrant i paligjshëm. Ja dyshimet e para të policisë

Jan 25, 2021 | 11:49
SHPËRNDAJE

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në fshatin Grapsh të Devollit. Sipas policisë, viktima dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

policia-4

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

“Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale”, thotë policia.

Ndërkohë trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura