Gjendet një person i pajetë në Korçë, detajet e para

Sep 6, 2018 | 16:59
SHPËRNDAJE

Një person rreth të 30-ave është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në qendër të Korçës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa, ndërsa e kanë konfirmuar edhe familjarët faktin se përdorte lëndë narkotike.

“Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga “Ligor Rëmbeci”, pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas, M.F, 34 vjeç, banues në Korçë.”, thuhet nga burimet e policisë.

a7e69c01-d7ba-478b-94a3-e48

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura