Gjendet i pajetë në banesë 35-vjeçari, Policia jep detaje: Në trup kishte shenja të shkaktuara nga arma e zjarrit. Dyshohet se… DETAJE

Nov 26, 2020 | 18:39
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr.16, Durrës.

Policia-natën-vrasje-e1523389339457

Referuar njoftimit të policisë paraprakisht dyshohet se shtetasi S. A., rreth 35 vjeç është vetvrarë me armë zjarri (pistoletë).

Policia bën me dije se nga kqëyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura