Gjendet e vdekur në kanal një grua në Kuçovë (Emri)

Jan 20, 2022 | 23:51
SHPËRNDAJE

Një grua është gjetur pa shenja jete në një kanal në Kuçovë.  Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Havaleas” të qytetit.

ambulance-policia-naten

News 24 bën me dije se viktima quhet Fatime Sule, 63-vjeçe.

Trupi i saj është gjetur pranë një plantacioni me sera, ndërkohë që është bërë transporti drejt morgut të qytetit për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 63-vjeçares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura