“Kokat e larta ‘ia pasojnë’ armët njeri-tjetrit”, Gjenden nëntë armë pa dokumentacion në zyrën e shefit të Rendit në Elbasan

Jan 18, 2020 | 16:52
SHPËRNDAJE

Nëntë armë pa dokumentacion janë gjetur në zyrën e shefit të rendit në Elbasan.

komisariati i elbasanit

Nuk dihet ende se ku janë sekuestruar apo përdorur armët, por mësohet se drejtuesit e Komisariatit ishin në dijeni të rastit, pasi armët ishin aty prej dy itesh dhe nuk morën masa.

News24 raporton se drejtuesit e Rendit “ia pasojnë” armët njëri-tjetrit. Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

Lidhur me këtë rast SHÇBA ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se ekspertiza e tyre nuk është bërë asnjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura