“Fshehu armën dhe u largua me shpejtësi”, policia flet për një ngjarje kriminale: Morëm informacione se 22-vjeçari…

Oct 26, 2020 | 14:33
SHPËRNDAJE

Një 22-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës pasi blutë kishin marrë informacione se ai lëvizte me armë zjarri me vete dhe mund të ndodhte një  ngjarje kriminale.

arma

“Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë”.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura