FOTOT- Rrinte në një parking, me çantën e zezë përtokë. Ndërhyn policia, kapet një person që ishte gati duke…

Oct 26, 2019 | 10:56
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës vuri sot në pranga një person i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla në kuadër të operacionit policor “Parkingu”, nga Komisariati i Policisë Nr 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

e92d8dd2-bcae-4b2a-babd-414187a29826

“Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. B.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qëndruar në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me një çantë të zezë të cilën e kishte lënë në tokë.

2956fbc1-d064-4282-86a8-4a69d0aefbc3

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur në çantë disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura