FOTOT/ Pas takimit me Presidentin Meta, ja kush i shkon Bashës në selinë blu

Nov 19, 2019 | 12:13
SHPËRNDAJE

soreca PD3

Ka nisur prej pak minutash në selinë blu takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca.

Takimi vjen pak pasi lideri i PD doli nga takimi në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta dhe krerët e partive të tjera aleate të PD.

Basha tha për mediat pas takimit në Presidencë se “jemi në kushtet e një grushti kushtetues”, dhe akuzoi kryeministrin Rama se do të kapë institucionet e drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

basha13

“Në takimin me Metën u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes së Ramës në Reformën Zgjedhore dhe në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i vetëm i këtij kryeministri është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe Gjyktës Kushtetuese.
Aleatët dhe PD e kanë quajtur këtë një grusht kushtetues dhe një provë më shumë që me këtë qeveri reforma në drejtësi është e kapur”, tha Basha.

soreca PD2 soreca PD1 soreca PD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura