Forcat speciale të Policisë kontrolle në Laç dhe Lezhë, 17 të shoqëruar

Sep 24, 2018 | 14:38
SHPËRNDAJE

Forca të shumta policie kanë zhvilluar kontrolle në territorin e Lezhës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Burime nga Policia e Shtetit thanë për “PANORAMA” se pjesë e aksionet kanë qenë Forca e Posaçme Operacioneve në Policine e Shtetit, FNSH e Shkodrës dhe policia Rrugore, që kanë ushtruar kontrolle të befasishme në Laç e Lezhë.

Aksioni vjen në kuadër të kontrollit të territorit për kapjen e personave qe qarkullojnë me armë zjarri, drogë, si dhe për kapjen e personave ne kërkim, shtuan të njëjtat burime.

Mësohet se janë kontrolluar 41 mjete luksoze si dhe janë shoqëruar për verifikim 17 persona.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura