Aksident në Tiranë, fëmija 9 vjeç përplaset nga makina

Aug 20, 2018 | 18:44
SHPËRNDAJE

Një fëmijë 9 vjeç ndodhet në spital pasi u përplas nga një makinë në zonën e Shkozës në kryeqytet, pasditen e sotme.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se, ora shënonte rreth 17:00 kur fëmija u aksidentua nga mjeti me targë “AA 644 Sl” me drejtues shtetasin G.H..

Aktualisht fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa me drejtuesin G. H., po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale, shtuan të njëjtat burime.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura