Masakra me 3 viktima në Elbasan, dyshohet për pazare droge (FOTO)

Dec 29, 2018 | 22:28
SHPËRNDAJE

Endrit-Alibeaj-Elbasan-vrasja

UPDATE- Nga ngjarja e sotme e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, ka humbur jetën shtetasi Endrit Alibeaj, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 54 vjeç.

Burime bëjnë të ditur se personi i tretë që ka humbur jetën është ende i paidentifikuar, por mësohet se ai është me shtetas me origjinë të huaj më inicialet E.K.

Mësohet se Endrit Alibeaj ka lidhje farefisnore me Arben Dylgjerin. Sipas Informacioneve paraprake mësohet se Dylgjeri është xhaja i Endrit Alibeajt. Korrespondetja e “Panorama“ bën të ditur se viktimat ishin drejtuar drejtë Peqinit.

Sipas informacioneve, Endrit Alibeaj është me origjinë nga Peqini, ndërsa xhaja i tij, Aben Dylgjeri jetonte në Elbasan.

Endrit Alibeaj është arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç. Endrit Alibeaj mësohet se ka ndryshuar mbiemrin e tij për shkak të precendetëve të mërparshme penale.

Alibeaj është i njohur në qytetin e Elbasanit dhe me precedent për trafik lëndësh narkotike.

Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një  mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Dyshohet se vrasja e tre fishtë ka ndodhur për pazare droge kryesisht në Holandë dhe Angli ku edhe qëndronin viktimat prej më shumë se 5 vitesh.

Makina-Endrit-Alibeaj2

Njoftimi i Policisë

“Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me te. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere. Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

UPDATE/22:35/ Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen në Elbasan. 

***

/22:28/ Dyshohet se ngjarja në Elbasan ka ndodhur per pazare droge ne itali. Një nga viktimat dyshohet se është shtetas kolumbian. Njëri ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët në spital.

***

/22:27/ Shkon në tre numri i viktimave. Humbin jetën dhe dy të plagosurit e tjerë.

3a5da2f6-1437-49b1-abcc-6736537fc465

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përplasjeje me armë zjarri në aksin Elbasan-Metalurgjik, në vendin e quajtur Katund i Ri.

Makina me tre personat ka qenë në lëvizje. Dyshohet se edhe personat që kanë qëlluar kanë qenë në ecje.

Dyshohet se autori ka qëlluar me breshëri kallashnikov duke lënë të vdekur shtetasin me iniciale E.K. dhe plagosur dy të tjerë. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën, ndërsa është blinduar edhe spitali ku ndodhen dy të  plagosurit identiteti i të cilëve nuk dihet.

A

Mesohet se në mjet ka qenë dhe një shtetas nga Kolumbia.

Dyshohet se përplasja është mes dy bandave, por Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar rreth ngjarjes.

05a8b97c-339d-41d6-a6d5-d1c30a3de3bd

Kjo përplasje ndodh vetëm dy ditë para vitit të ri. Policia sakaq ka nisur kontrollet në të gjitha akset nacionale me qëllim kapjen e autorëve. Paraprakisht dyshohet se dy mjetet e autorëve dhe viktimave kanë qenë ke targa italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura