Falsifikoi dokumentet për një banesë, policia arreston juristin e Kadastrës (Detajet)

Nov 25, 2020 | 14:31
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka vënë në pranga juristin e Kadastrës, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

policia vlore

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se në pranga u vu juristi me iniciale H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar për 56-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura