Euro, para e drogë, si u kapën në flagrancë pranë një shkolle dy të rinj. Pas 6 muajsh hetime, policia jep detaje

SHPËRNDAJE

euro ne toke policia

Dy persona rane ne pranga ne operacionin policor te koduar “Ulëza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Autorët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të një shume eurosh dhe lekësh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas 6 muajsh hetime, të ndjekura me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Ulëza”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat.

Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimeve me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administrative Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri- tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram lëndë narkotike, 1 orë dore dhe 1 aparat celular.

Policia e Matit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, po punon intensivisht për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.